Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim Ambasadorin e OSBE-s në Kosovë Yan Brathu. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e arsimit , çështje prioritare të politikave arsimore të MAShT dhe të OSBE-së , si dhe nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë sektor .
Ministri Bytyqi e falënderoi Ambasadorin Brathu për mbështetjen konstante të OSBE-së në ndërtimin e një sistemi të ri, modern të arsimit në Kosovë, njëherësh shtoi se edhe më tutje MAShT do të jetë e hapur dhe e gatshëm për bashkëpunim. Ndërsa theksoi se do të angazhohet që arsimin ta ngrisë ndër prioritet e larta të Qeverisë.
“Ne kemi nevojë për përkrahjen e mëtutjeshme të partnerëve ndërkombëtar me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe gjithëpërfshirje në arsim , njëherësh do të kemi në konsideratë që të evitojmë edhe mangësitë që ka identifikuar OSBE gjatë këtyre viteve”, tha ndër tjera ministri Bytyqi .
Ndërsa Ambasadori Brathu, theksoi se OSBE, do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme të zhvillimit të arsimit në Kosovë me theks arsimimin e komuniteteve dhe çështje të tjera, duke u bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe legjislacionin e Kosovës. Ai njëherësh uroi ministrin Bytyqi që të ketë sukses në detyrën e re si dhe ne synimet e tij për ta bërë arsimin ndër prioritetet e larta të Qeverisë së Kosovës për çka tha sedo të ishte mirë për të ardhmen afatgjate të vendit .
Ministri Bytyqi dhe Ambasadori Brathu, biseduan edhe për tekstet shkollore në gjuhën Boshnjake dhe Turke, akreditimin e programeve studimore në këto gjuhë dhe çështje tjera me interes .