Pa qenë i angazhuar dhe pa garuar asnjëherë më parë në politikë, Ejup Maqedonci arriti të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Nuk ka as dy vite si ministër i Mbrojtjes, megjithatë doli një nga më të votuarit në listën e Vetëvendosjes. Ky rezultat e konfirmon si një figurë me mbështetje të gjerë, pavarësisht hyrjes së tij të vonshme në skenën politike.