Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci këtë të diel vizitoi fermën e fermerit Emin Gashit në fshatin Sibovc të Obliqit, i cili bashkë me familjen e tij janë të përkushtuar me zell në punën e tyre në bujqësi.
Duke parë nga afër punën dhe përkushtimin e Eminit dhe 6 vëllezërve të tij, Ministri Peci tha se nuk ka vlerësim a kënaqësi më të madhe për mua si Ministër sesa kur vlerësohesh nga një familje e ndershme e punëtore që i kanë dhënë Kosovës tre ushtarë të UÇK-së e një dëshmor, e që për më tepër kur dëgjon nga ata teksa bëjnë dallimin e mënyrës së drejtimit të sektorit të bujqësisë më parë dhe drejtimit aktual.
“Gjithashtu e njoftova Eminin se edhe këtë vit, mbështjetja për drithërat si gruri e misri do të vazhdojë edhe këtë vit; ku përveç sipërfaqes do të përkrahet rendimenti, plehërimi pranveror dhe vlera e akcizës së naftës, ndërsa këtë vit do të krijojmë fond të veçant për rritjen e fondit blektoral”, u shpreh Ministri Peci.
Fermeri, Emin Gashi është kultivues i 5 hektarëve me grurë dhe 15 hektarëve me misër, ndërsa në total ka në pronësi 50 hektarë tokë të punueshme. Ai njëherit mbarështon rreth 40 krerë lopë, viça e mështjerra.
“Theksojmë, se këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante në Bujqësi 2022, respektivisht Nën-masa e prodhimit të mishit / rritjes së viçave është përkrahur deri tani me 1,098,776.00€, ndërsa përmes nën-masës për prodhimin e qumështit dhe lopëve vlera e përkrahjes së projekteve është 497,883.50€”, thuhej në njoftim të Ministrisë së Bujqësisë.