Ministri Gashi i dërgon telegram ngushëllimi familjes Binaku

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 15:33 | Nga

Gjatë ditës së sotme u nda nga jeta njëri prej gazetarëve më të vjetër të gazetarisë sportive në Kosovë, Agim Binaku. Ikja e tij e hershme preku shumë prej kolegëve të tij, të cilët punuat me të për vitë të tëra. Por, edhe ata të cilët e njohën nga afër shprehën pikëllimin e tyre me rastin e ikjes së gazetarit Binaku.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Binaku, duke shkruar se gazetaria e sidomos ajo sportive, ka humbur një profesionistë të vërtetë, një njëri të mirë e vetëmohues.

Ky është telegrami i plotë i dërguar nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi: 

E nderuara familja Binaku,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të gazetarit tonë të njohur të gazetarisë sportive, Agim Binaku.

Kosova, sot ka humbur njërin nga punëtorët më të devotshëm të gazetarisë në përgjithësi dhe gazetarisë sportive në vecanti, ka humbur një profesionistë të vërtetë, një njeri të mirë e vetmohues. Gazetaria sportive ka humbur zërin e vet përçues, ka humbur njeriun e madh, siç ishte Agimi.  

Ai ka dhënë kontribut të çmuar në gazetarinë sportive në Kosovë e sidomos në vitet ’90 si themelues dhe kryeredaktor i revisave të para sportive në vend.

Me punën e tij, përkushtimin dhe profesionalizmin ka bërë që të jetë mik i respektuar i gjithë atyre që e kanë njohur. Me emisionet e tij, dokumentarët, reportazhet e me intervistat me emrat e njohur të sportit vendor e botëror, ka bërë që të jetë i vlerësuar jo vetëm në botën e sportit por dhe më gjerë, duke u nderuar me çmime ndërkombëtare të gazetarisë sportive e me mirënjohje të shumta.

Ndarja e Agim Binakut nga jeta është humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por është humbje për gazetarinë, për sportin, sportistët  dhe sportdashësit dhe për të gjithë ne.

Ne përherë do ta kujtojmë me respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar si gazetar sportiv.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Agim Binakut, ngushllime sportistëve dhe sportdashësve.

Sinqerisht,

Kujtim Gashi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme