Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar qyteraët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Gashi ka uruar që kjo festë të shërbejë edhe për falje, mirëkuptim dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Kam kënaqësi të iu uroj Fitër Bajramin me urimin që kjo festë të sjellë dashuri, lumturi dhe shëndet për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që kjo festë të shërbejë edhe për falje, mirëkuptim dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit. Urime! KG