Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Peter Altmaier, ka thënë këtë të martë se pjesa më e vështirë e negociatave për tregtinë në mes të Evropës dhe Bashkimit Evropian nis tash.
“Ende s’kemi arrit atje ku ne duam”, është shprehur Altmaier, shkruan Euronews.
“Mund ta kemi përfunduar një të tretën e rrugës dhe se pjesa më e vështirë nis tash”, ka thënë ministri i ekonomisë më të fortë evropiane, transmeton Klan Kosova.
Rreth kërcënimeve të SHBA-së për rritje të tarifës së veturave, ai ka thënë se nuk beson në argumentin se veturat e importuara mund të jenë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai këtë nuk e ka quajtur argument të qëndrueshëm