Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, është rrëzuar nga një skenë derisa po mbante një fjalim, në Dortmund.
Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë.
Sipas raportimeve Altmaieri ka rënë shkallëve dhe më pas ka përfunduar në dysheme.
Dëshmitarët kanë treguar se është kërkuar të largohej që aty.
Nga zyra e tij kanë dhënë se mjekët janë duke u marrë me të dhe se pastaj është thirrur një konferencë shtypi.