Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Pagat, do të bëhet prej atëherë si është e përcaktuar edhe me ligj, raporton Ekonomia Online.
Hamza tha se ministria e Financave ka planifikuar që Ligji për Paga të ketë kosto shtesë buxhetore.
“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj ashtu si e përcaktohet. Prej atëherë fillon edhe ekzekutimi i pagave sipas ligjit të ri në momentin që ligji hyn në fuqi”.
“Ne e kemi planifikuar që ky ligj mund të këtë kosto shtesë buxhetore. Të masa e pagave janë 616 milionë “.
Ndërsa për projektligjin për buxhetin Hamza tha se ai shpreson që ky projektligj do kalon pa ndonjë problem, raporton EO.
“Sa i përket Projektligjit të Buxhetit në momentin kur vjen në radhë me kemi përgatitë të gjitha amendamentet dhe pres të kalojë pa ndonjë vështirësi”.