Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë te shtunën mirënjohje për angazhimin e tij në përmirësimin e mjedisit afarist, mbështetjen e prodhimit vendor dhe rritjen e punësimit.
Kjo mirënjohje është ndarë nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET.
Në këtë ceremoni ministri Hasani ka thënë se ndjehet i nderuar për këte mirënjohje.
“Ky vlerësim dhe nder që më keni bërë sot me shtyn të punoj edhe më shumë. Si ministër synim e kam mbrojtjen e produkteve vendore dhe gjithashtu qe në vendin tonë të krijojmë një klimë tëvpërshtatshme për të bërë biznes”, ka thënë ministri Hasani.
Ndryshe ky rrjet i organizatave ndan çdo fundvit mirënjohje për kontribuesit më të veçantë.