Mes qindra tifozëve të Dritës dhe Gjilanit, derbin e sotëm lokal në mes të dy klubeve të qytetit të Gjilanit, ka qenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Në faqen e tij në Facebook, Hasani ka publikuar disa nga tribunat e stadiumit ku po e përcjell derbin, me bashkëpunëtorët e tij.
Ai ka shkruar se Gjilani është qytet i sportit.
“Lojë e bukur dhe tifozeri e mrekullueshme e dy klubeve futbollistike të qytetit të Gjilanit”.
Sot po zhvillohet derbi i 27-të kampional, dhe i 34-ti në përgjithësi, mes Kf.Gjilani dhe Kf.Drita. Java e 30-të e Vala Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë derbin më të madh lokal në vend, i cilësuar edhe si derbi më i madh lokal në Ballkan.