Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasni, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, transmeton Ekonomia Online.
Sipas një komunikate nga MTI, ata diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën ballafaqohen shqiptarët në këto tri komuna.
“Ministri Hasani u njoftua në detaje nga deputeti Fatmir Hasani për gjendjen dhe mundësitë e zbutjes se kësaj gjendje.
Ne vazhdën e këtij takimi, deputeti Hasani shprehu shqetësimin e madh për numrin enorm të të papunëve në këto tri komuna.
Ministri Hasani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë duke marrë angazhimin për krijim e urave të bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre të Kosovës Lindore, duke propozuar organizimin e një konference në mes bizneseve të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe bizneseve të Republikës së Kosovës duke hulumtuar mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit dhe zbutjes së gjendjes së papunësisë në regjionin e Luginës së Presheves”, thuhet në komunikatë.