Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ka takuar ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, transmeton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate ky rrjet njofton se Kenan Gashi, drejtori ekzekutiv i AVONET-it falënderon ministrin Hasani për bashkëpunimin dhe për marrjen parasysh të kërkesave të adresuara dhe shqyrtimin e tyre.
“Gashi thekësoi se kjo ministri ka treguar progres të madh duke dhënë mundësi prodhuesve vendor, e duke iu krijuar edhe infrastrukturë ligjore, e administrative bizneseve vendore.
AVONET ka monitoruar departamentet e kësaj ministrie dhe agjencive, me të cilët me ardhjen në krye të ministri z. Hasani, ka ndryshuar edhe komunikimi dhe është krijuar një ambient më i favorshëm si për OJQ ashtu edhe për pronarët e bizneseve.
Ministri Hasani theksoi se pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni, janë krijuar kushte më të favorshme dhe është vënë si prioritet në ministri krijimii e kushteve për prodhuesit vendorë, marrja e masave mrojtëse, veçanëarisht për miell dhe materiale ndërtimore (blloka)”, thuhet në komunikatë.