Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, gjatë qëndrimit të tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor, është përqendruar në çështjet e agjendës për diskutim, që ishin: Migrimi ilegal, përkatësisht rruga ballkanike e migrimit, trafikimi i paligjshëm me armë, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, si dhe ndërtimi i një sistemi integral të sigurisë në Ballkan dhe çështje të tjera.
Ministri Hyseni foli gjerësisht për të arriturat e Kosovës në këto fusha dhe kërkoi nga të pranishmit përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe të bashkëpunimit policor si INTERPOL dhe EUROPOL etj.
Në margjinat e samitit ministri Hyseni zhvilloi takime të veçanta me ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Vesna Gyorkos Znidar si dhe me ministrin për Punëve të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të Maltës, Carmelo Abela.
Po ashtu një takim të shkurtër dhe përmbajtësor pati edhe me komisionarin Dimitris Avramopoulos dhe shumë pjesëmarrës tjerë në këtë samit.