Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, u ka uruar fat të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen pas pak testit.
Ai duke falënderuar personelin që po angazhohet për procesin e testimit kërkoi edhe kujdes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se 26.669 maturantë sot do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.
Postimi i plotë:
Të gjithë maturantëve që sot po marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore 2020, ju uroj të kenë suksese në karrierë dhe në jetë.
Falënderoj, po ashtu, edhe gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.
Pa panik dhe ta ruajmë shëndetin!
Bartni maska, mbajeni distancën dhe higjienën!
Suksese!