Ministri i Britanisë: I përket BE-së që ta shmangë BREXIT-in pa marrëveshje

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab ka thënë se nëse Bashkimi Evropian nuk lëvizë nga kushtet e tërheqjes së Britanisë nga blloku, duhet të marrë përgjegjësinë e një skenari të largimit pa marrëveshje.

Në një intervistë për Reuters gjatë vizitës në Mexico City, Raan ka thënë se Britania ka dashur që të largohet nga BE me anë të marrëveshjes, por që është e gatshme të dalë edhe pa të nëse negociatorët evropianë nuk ndryshojnë kushtet e marrëveshjes së tërheqjes.

“Nëse pozicioni i BE-së është që marrëveshja për tërheqje nuk mund të ndryshohet – qoftë me shtesa apo mungesa – ndalim i plotë, që është pozicioni i tyre, atëherë le të përballen me të”, është shprehur Raab.

“Ata do të marrin vendim për të parë Mbretërinë e Bashkuar teksa del pa marrëveshje, por që është përgjegjësi që duhet ta bartin”.

Be ka thënë në të kaluarën se nuk do të rinegociojë marrëveshjen e tërheqjen të arritur me administratën e Theresa May.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme