Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e zëvendësit të tij, Arian Dacin.
Në një telegram ngushëllimi, Gashi ka thënë se Ariani ishte një shok e punëtor i zellshëm dhe një person që e deshi jetën shumë.
Ky është telegrami që shkroi Dardan Gashi:
Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen tragjike të Arianit në Brezovicë. Ky lajm është sa i papritur aq edhe shokues e i tmerrshëm. Ariani përpos që ishte koleg, ishte dhe mik i dashur. Ishte njeri që deshi këtë vend, deshi kolegët e tij e më së tepërmi deshi jetën. Shkuarja e tij kaq e hershme në amshim është një humbje e tmerrshme për ne si kolegë, për miqtë e shumtë e për familjen e tij të cilëve ju shpreh ngushëllimet e mija më të thella në këto momente shumë të vështira.
Gjithmonë do ta kujtojmë Arianin si shok të mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë dhe të dashur.
Do të na mungosh të gjithëve mik!
Ngushëllimet më të thella për juve, akad. Nexhat Daci dhe Zineta, Merita e mbarë familja Daci.
Paste dritë shpirti i të ndjerit!