Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të ketë një agjendë të ngjeshur në vizitën e tij në Kosovë.
Ai fillimisht pritet ta takojë homologen e saj kosovare, Donika Gërvallën, e cila do ta presë në aeroportin e Prishtinës dhe më pas do ta zhvillojë një takim në zyrën e saj.
Më pas, atë në vizitë e pret presidentja Vjosa Osmani në presidencë, ndërkaq kryeparlamentari Glauk Konjufca e pret në takim në Kuvend.
Për fund, ai do ta zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.