Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, të premte me 4 qershor, ku do të takohet më liderët shtetëror.
Demokracia.com ka arritur të sigurojë agjendën e vizitës së ministrit grek, i cili do të qëndrojë në vendin tonë, pas raportimeve se shteti i tij është duke e shqyrtuar njohjen për Kosovën.
Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për vizitën e Dendias në Kosovë.
Ministri grek do të pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Më pas, në ora 10:40, Dendias do të zhvillojë një takim 40 minutësh me homologen e tij, Donika Gërvalla, raporton Demokracia.com.
Ndërsa një ora 11:20 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Në ora 11:45 diplomati grek do të pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani, ndërsa në ora 12:20 do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Në fund, ministri grek do ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takimi prite të nis në ora 12:50.
Demokracia.com ju sjell të plotë agjendën e vizitës së ministrit grek në Kosovë.
Ndërkohë, pas shumë reagimeve mediatike se çka po ndodhë me raportet midis Kosovës dhe Greqisë, duke aluduar se kjo e fundit shpejtë do ta njohë Kosovën shtet të pavarur, Demokracia.com ka publikuar një dokument, në të cilin shpjegohet mirë sa ka gatishmëri Greqia ta njohë vendin tonë.