Kryediplomati i Malit të Zi, Srdan Darmanoviq thotë se dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinaj mund t’i japë Presidentit Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiqit më shumë hapësirë për negociata.
Srdan Darmanovic dule folur për Voice of America, shprehet se udhëheqja e dialogut Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, mund të sjellë ndikim në skenarin e ri të dialogut në Bruksel, njofton Klan Kosova.
”Dorëheqja e Ramush Haradin si kryeministër i Qeverisë së Kosovës mund të lejojë dy negociatorë kryesorë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidentët, ai i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, mund të sigurojnë më shumë hapësirë për negociatat”.
Darmanoviq, megjithatë, shprehet se e ardhmja në këtë drejtim do të varet nga Kuvendi i Kosovës dhe nga politikanët kryesor në vend.
”Sigurisht, Ramush Haradinaj ishte një pjesëmarrës i shquar në zgjidhjen e problemeve dhe marrëdhënieve të serbëve të Kosovës dhe kishte pikëpamjet e tij për këtë. Ata kuptohen dhe interpretohen ndryshe: dikush i kuptoi ato si një pengesë dhe dikush si person parimor”, tha Darmanoviq.