Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Ukraina ‘do të vazhdojë të çlirojë’ territore

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i është përgjigjur thirrjeve të nxituara për të mbajtur një sërë referendumesh në territoret e pushtuara në Ukrainën lindore dhe jugore për t’iu bashkuar Federatës Ruse.

“’Referendumet’ e rreme nuk do të ndryshojnë asgjë. As ndonjë ‘mobilizim’ hibrid. Rusia ka qenë dhe mbetet një agresor që pushton ilegalisht pjesë të tokës ukrainase. Ukraina ka çdo të drejtë të çlirojë territoret e saj dhe do të vazhdojë t’i çlirojë ato çfarëdo që Rusia të thotë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme