Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, do të qëndrojë sot në Kosovë, me ç’rast do të vizitojë trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.
Me këtë rast ministri italian do të pritet në takim edhe nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në ora 11:10.