Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, postoi një fotografi në Twitter që, sipas tij, tregon dëmtimin e një blloku apartamentesh në Kiev nga sulmi raketor rus.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më herët për dy sulme me raketa në kryeqytetin ukrainas.
“Kievi, qyteti ynë i mrekullueshëm, paqësor, mbijetoi një natë tjetër nën sulmet e forcave tokësore ruse, raketave…”, shkroi Kuleba në Twitter.
“Njëri prej tyre ka goditur një apartament banimi në Kiev. I kërkoj botës: izolojeni plotësisht Rusinë, dëbojini ambasadorët, vendosni embargo në naftë, shkatërroni ekonominë e saj. Ndalojini kriminelët rusë të luftës!”, tha ai.