Ministri i Kurtit ngushëllim të ndier për nënën e Veselit: I fali vendit djem që luftuan për liri

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai tha se e ka marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e saj, teksa shtoi se Kadri Veseli padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.

Më tutje Mehaj tha se Ajshe Veseli do të kujtohet si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Veseli,

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.

Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.

Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Të ngjashme