Ministri i Mbrojtjes Berisha priti në takim ambasadoren e Kroacisë, znj. Kapitanovic

| 03 Pri 2019 | 15:53 | Nga

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanovic dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Pleša Čadonić.

  Në takimin e ministrit Berisha me diplomaten kroate znj. Kapitanović u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe ushtrisë së Kosovës dhe ushtrisë së Kroacisë.

Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po jep për Ministrinë e Mbrojtjes dhe  ushtrinë e Kosovës-FSK-në.

Nga ana e saj, ambasadorja e Kroacisë, Maria Kapitanovic konfirmoi gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.

Të ngjashme