Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse dialogu me Kosovën dështon atëherë do të rinisë një konflikt si në Armeni dhe Azerbejxhan, përcjell Ekonomia Online.
Quni tha se populli i Kosovës nuk janë të interesuar për luftë, mirëpo ka shtuar se nëse lufta është e pashmangshme, Kosova si çdo herë do të fitojë.
“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, shkruan Quni në profilin e tij, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga koha e luftës së fundit në Kosovë.