Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 17:18 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me ceremoni zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, pas takimit, Maqedonci tha se diskutuan rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, shërbimin e trupave kroate në kuadër të KFOR-it, kapacitetet mbrojtëse të Kosovës dhe drejtimeve ushtarake ku mund të rrisim bashkëpunimin.

“Ishte kënaqësi të pres sot në takim Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anusic. Në takim me ministrin Anusic diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, shërbimin e trupave kroate në kuadër të KFOR-it, kapacitetet mbrojtëse të Kosovës dhe drejtimeve ushtarake ku mund të rrisim bashkëpunimin.Ministrin e falenderova për mbështetjen e deritanishme në fushën e mbrojtjes, shkollimin dhe trajnimin e ushtarakëve të FSK-së ndërsa i kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut (A-5)”.

Në anën tjetër ministri Anusic theksoi se Kosova do të ketë gjithmonë mbështetjen e Kroacisë në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sovranitetit të vendit, dhe po ashtu në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Këshillin Evropian.

“Kosova dhe Kroacia ndajnë të kaluar të gjatë të përbashkët si miq, aleat e partner, raportet ndërmjet të cilave shtete do të vazhdojnë të zhvillohen në përputhje me synimet tona për paqe, stabilitet e siguri”.

Të ngjashme