Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë për Ekonomia Online se deri tani kanë përkrahur 17 projekte të bizneseve në 15 komuna të Kosovës.
Tutje, ai tha se 156 projekte do të jenë përfituese për subvencionimin e bizneseve.
“Deri tani ne kemi përkrahur nismat kapitale me 17 projekte me 15 komunat. Por mbas dy jave do të përfundojnë projektet edhe për subvencionimin e bizneseve. Besojmë se afër 156 biznese do të jetë përfituese dhe do të shpallim mbas dy jave. Fokusi kryesor është prodhimi sepse është shumë e rëndësishme të zhvillohet prodhimi në Kosovë dhe të avancojmë prodhimin në vend”, u shpreh ai për EO.