Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, ku kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë.
Në njoftim e Ministrisë së Mbrojtjes është bërë e ditur se Maqedonci e ka njoftuar komandantin e KFOR-it lidhur me proceset aktuale si dhe për synimet për integrim në organizatat euroatlantike.
“Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.