Ministri i Shëndetësisë në Brazil jep dorëheqje pas mospajtimeve me presidentin Bolsonaro

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë në Brazil, Nelson Teich, dorëzoi dorëheqjen e tij të premten, pas më pak se një muaj në detyrë.

Sipas mediave të huaja, Teich i cili kishte mospajtime me presidentin, Jair Bolsonaro, pritet të zhvillojë një konferencë shtypi më vonë.

Bëhet e ditur se Brazili tani ka tejkaluar Gjermaninë dhe Francën me rastet e coronavirusit, pasi më shumë se 200 mijë të prekur janë raportuar që nga e enjtja.

Ndryshe Teich është ministri i dytë i Shëndetësisë i cili dha dorëheqje gjatë kësaj pandemie të coronavirusit. 

Të ngjashme