Ministri i Shtetit të Izraelit Frej ndihmon shoqatën Handikos me 93 karroca

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, z. Esawi Frej së bashku me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, kanë vizituar Shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’ me ç’rast z. Frej ka ndihmuar shoqatën Handikos me 93 karroca.

Ministri Krasniqi nënvizoj se ky donacion është mëse i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ministri Frej theksoi se ndjehet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi që të ndihmon shoqatën Handikos me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.

Të dy ministrat u pritën nga përfaqësues të shoqatës Handikos, të cilët i falënderuan për vizitën e tyre dhe për donacionin e dhuruar.

Vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera.

Të ngjashme