Ministri i Turizmit nga Izraeli, takohet me deputetët e Kuvendit

| 11 Sht 2023 | 15:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Miqësisë Kosovë-Izrael i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur në takim ministrin e Turizmit nga Izraeli, Haim Katz, raporton Ekonomia Online.

Takimi i këtij grupi me ministri izraelit është duke mbajtur në objektin e Kuvendit të Kosovës, përderisa mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Gjatë ditës Katz, është pritur në Ministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga ministrja Rozeta Hajdari, me këtë rast dy ministrat gjatë këtij takimi nënshkruan Deklaratën e Përbashkët ndërmjet MINT dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë.

Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e
turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në
sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e
po ashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit
për të dyja vendet.

Të ngjashme