Ministri i Vuçiqit paralajmëron se hapja e Urës së Ibrit është potencialisht një pikë e madhe e përshkallëzimit

Prishtinë | 07 Gus 2024 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, ka vlerësuar sot se çështja e paralajmëruar për hapjen e urës qendrore mbi Ibër në Mitrovicë, potencialisht paraqet një “pikë të madhe përshkallëzimi”.

“Ura ka edhe rëndësinë e saj faktike, por edhe vlerë të madhe simbolike, sepse për serbët ishte pika e fundit e rezistencës në vitin 1999 dhe për 25 vitet e ardhshme. Pika ku Mitrovica e Kosovës, karakteri i saj multietnik, por edhe i gjithë veriu i Kosovës”, tha Staroviq për televizionin Prva.

Sipas fjalëve të tij, për bashkësinë ndërkombëtare, për shtetin e Kuintit dhe për misionin e KFOR-it është e qartë se një gjë e tillë nuk guxon të bëhet jashtë kornizës së dialogut dhe para se të përmbushen disa kushte të përcaktuara me marrëveshje të vlefshme.

Ministri po ashtu theksoi se KFOR-i në njoftimet e tij ka dhënë disa garanci se do të qëndrojë në atë urë dhe se besojnë se zgjidhja për hapjen e urës duhet të gjendet ekskluzivisht përmes procesit të dialogut në Bruksel.

Të ngjashme