Ministri Ismaili: Emergjenca drejt transformimit për shërbime të dinjitetshme

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 12:38 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se rinovimi i Klinikës së Emergjencvës në QKUK dhe blerja e pajisjeve të reja të cilat kanë munguar për një kohë të gjatë aty, është drejt përfundimit.

Ministri Ismaili ka treguar se janë ndërruar dyertë, dritaret, është krijuar pritore e re për pacientë, janë blerë pajisje të reja, dhe brenda pak ditësh kjo klinikë do të transformohet tërësisht nga ajo që ka qenë.

“Besoj se ju kujtohet klinika e vjetër e Emergjencës në QKUK. Dhomat e vjetruara, pa pajisje adekuate, dyer që nuk hapen, korridoret pa stola dhe pritore të mirëfillta? Ato pamje nuk do t’i shihni më aty. Puna për transformimin e kësaj klinike po shkon drejt përfundimit. Dyer, pritore dhe pajisje të reja, që kanë munguar prej vitesh, për shërbime të dinjitetshme ndaj qytetarëve tanë. ”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme