Ministri Ismaili u dorëzoi çelësat e autoambulancave të reja Komunës së Vushtrrisë, Klinës dhe Deçanit

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 15:55 | Nga

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, u dorëzoi sot çelësat e autoambulancave të reja autoriteteve lokale dhe drejtuesve të shërbimeve shëndetësore të emergjencës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare të Vushtrrisë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Një autoambulancë tjetër, gjithashtu, sot përmes ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, Ardian Mehmetaj, iu dorëzua edhe autoriteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Deçanit, ndërkohë që katër të tjera, do t’u shpërndahen komunave të tjera në ditët në vijim.

Më rastin e dorëzimit të autoambulancave në Vushtrri dhe në Klinë, Ministri Uran Ismaili tha se “do të jemi afër qytetarëvë me shërbime shëndetësore në kohë kudo që ata kanë nëvojë dhe do të punojmë shumë për forcimin e sistemit shëndetësor në tërë Kosovën”.

Autoritetet komunale kanë falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për sigurimin e këtyre autoambulancave, të cilat do të mundësojnë rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve që kanë nevojë për shërbime mjekësore emergjente.

Tre autoambulancat e dhuruara sot, janë pjesë e një kontigjenti prej shtatë autoambulancave të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka blerë me qëllim të forcimit të shërbimeve emergjente në kuadër të Kudjesit Parësor Shëndetësor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme