Në Ministrinë e Mbrojtjes me protokollin shtetëror dhe ceremoni më të lartë ushtarake, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni priti në vizitë zyrtare, homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Lorenzo Guerini me delegacionin e tij të lartë ministror, diplomatik dhe ushtarak.
Pas vizitës në Kosovë, Guerini ka shkruar përmes Facebook’ut për takimet që ka pasur në Ministrinë e Mbrojtjes me homologun e tij, Anton Qunin.
Ai ka thënë se është krenari që në prag të Krishtëlindjeve të jetë në Kosovë, duke treguar gjithashtu edhe arsyen e vizitës.