Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka thënë se nuk do të ketë “armëpushim” dhe “asnjë afat” në Liban ku ndodhën një seri sulmesh ajrore dhe inkursionesh tokësore izraelite javët e fundit. Mbi 3000 njerëz janë vrarë, raporton The Guardian.
Në një postim në rrjetet sociale, Israel Katz tha se s’do të ketë as ndonjë ndërprerje as armëpushim të luftimeve.
“Paralajmërimi dhe aktiviteti i fuqishëm i kryer nga IDF dhe agjencitë e sigurisë kundër Hezbollahut dhe eliminimi i [Hassan] Nasrallahut janë një fotografi e fitores dhe aktiviteti sulmues duhet të vazhdojë, në mënyrë që të dëmtohen aftësitë e Hezbollahut dhe të realizohen frytet e fitores. Në Liban nuk do të ketë armëpushim dhe nuk do të ketë ndërprerje. Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë të plotë derisa të arrihen qëllimet e luftës. Izraeli nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje që nuk garanton të drejtën e Izraelit për të zbatuar dhe parandaluar vetë terrorizmin dhe përmbushjen e qëllimeve të luftës në Liban, [të cilat janë] çarmatosja e Hezbollahut dhe zhvendosja e tyre përtej lumit Litani dhe kthimi i banorëve të veriut të sigurt në shtëpitë e tyre”.
Katz u emërua në postin e ministrit të Mbrojtjes javën e kaluar pasi Benjamin Netanyahu shkarkoi Yoav Gallant, duke përmendur mosmarrëveshjet mbi strategjinë.
Në maj të vitit 2024, gjykata penale ndërkombëtare kërkoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe Gallant për krime të dyshuara lufte në Gaza. Izraeli e ka kundërshtuar vendimin.
Rreth 1.2 milion njerëz besohet se janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban për shkak të fushatës ushtarake të Izraelit dhe dhjetëra mijëra izraelitë janë detyruar gjithashtu të largohen nga shtëpitë e tyre në Izraelin verior nga gjuajtjet e vazhdueshme me raketa nga Hezbollahu dhe forcat e tjera anti-izraelite brenda Libaniy, transmeton Express.
Deklarata e Katz bie ndesh me fjalët e ministrit të Jashtëm të Izraelit, Gideon Saar të hënën, i cili kishte pohuar në publik “progres i caktuar” në bisedimet e armëpushimit, megjithëse një zëdhënës i Hezbollahut kishte thënë se ata nuk ishin të përfshirë në to.