Ministri izraelit kërcënon Hezbollahun: Atë që po bëjmë në Gaza, mund t’ua bëjmë edhe juve

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar Hezbollahun e Libanit që Bejruti do të mund ta ketë fatin e Gazës nëse grupi pro-iranian e fut Libanin në luftë.

“Ajo çfarë mund të bëjmë në Gazë, mund ta bëjmë edhe në Bejrut”, ka thënë Gallant gjatë vizitës në veri të Izraeli, në afërsi të kufirit me Libanin.

“Nëse Hezbollahu kryen gabime të tilla këtu, të parët që do ta paguajnë çmimin janë qytetarët”, paralajmëroi ministri izraelit.

Ai shtoi se ky grup po e tërheq Libanin në luftë.

Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite në frontin libanezo-izraelit që nga 8 tetori, dhe 70 luftëtarë të saj janë vrarë që atëherë. U vranë edhe disa civilë, shkruan Reuters.

Të ngjashme