Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu vizituan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Kështu bëri të ditur të shtunën Aliu, i cili u shpreh se ish-krerët e UÇK-së në Haghë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, vullnetin dhe moralin e kanë të lartë.
“Vullnetin e moralin e kanë të lartë, siç e kanë pasur besimin për fitore kur e kanë filluar luftën. Andaj, edhe rezultati përsëri do të jetë në favor të historisë sonë të lavdishme kombëtare e çlirimtare”, shkroi Aliu në Facebook.
Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.