Ministri Krasniqi do të inauguroj dy salla sportive në Lipjan

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pritet të marrë pjesë në inaugurimin e dy sallave sportive në shkolla të Lipjanit.

Sipas njoftimit të ministrisë, Krasniqi këtë aktivitet pritet ta zhvilloj në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Aktiviteti pritet të mbahet me fillim nga ora 9:00.

“Kryetari i Komunës së Lipjanit pret në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas së cilit do të bëhet inaugurim i dy sallave sportive në shkolla. (Objekti i Komunës së Lipjanit)”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme