Ministri Krasniqi prezanton projektin e ujit për komunitetet

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është takuar sot me këshilltarin në ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Florent Ramqaj, me të cilin kanë realizuar vizitë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

“I filluam procedurat e projektit të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për sigurimin e ujit të pijes për banorët e lagjeve; “028” dhe “029” dhe dy fshatrave tjera në Fushë Kosovë, të banuara nga komunitetet” ka shkruar Krasniqi në facebook, pas takimit.

Sipas tij, projekti për rregullimin e sistemit të ujësjellësit, do ta zgjidhë problemin e mungesës së ujit të pijes.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Edhe një projekt i Qeverisë së Kosovës për sigurimin e ujit të pijes për komunitetet!

Bashkë me këshilltarin në ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Florent Ramqaj, vizituam Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ku u takuam me kryeshefin ekzekutiv, Sokol Xhafa.

I filluam procedurat e projektit të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për sigurimin e ujit të pijes për banorët e lagjeve; “028” dhe “029” dhe dy fshatrave tjera në Fushë Kosovë, të banuara nga komunitetet.

Projekti për rregullimin e sistemit të ujësjellësit, do ta zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e vjetër të këtyre banorëve, e që projekte të tilla do të kemi edhe në ardhmen. Jemi të vendosur që qytetarët tanë mos të përballen me mungesë të njërës prej gjërave më elementare për jetë; ujin.

Të ngjashme