Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë Vili Beros, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës Gëzim Kasapolli, i kanë vizituar të lënduarit nga aksidenti tragjik.
Beros të lënduarit janë në duart e mjekëve më të mirë të spitalit të Slavonski Brodit.
“Kujtojmë familjet e viktimave dhe të lënduarve një aksident automobilistik afër Slavonski Brod. Unë personalisht mund të konfirmoj se të lënduarit janë në duart më të mira në spital, të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës dhe një përkthyes për të lehtësuar këto momente të vështira”.
Sot në orët e para të së shtunes ka ndodhur një aksident tragjik afër Slavonski Brod në Kroaci.
Si pasojë 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Pasagjerët që ndodheshin në autobusin e aksidentuar janë nga Kosova dhe po vinin për pushime nga Gjermania.