Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Kuçi tha se kanë diskutuar për shumë tema, por me fokus në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
“Marrëveshja për Tregti të Lirë ishte ajo që u vlerësua nga ambasadori Sakar, duke përmendur edhe bizneset e mëdha turke që kemi në Kosovë”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.
“Pjesë të diskutimit patëm edhe Fabrikën e Gomës në Suharekë, NewCo Balkan si një industri që ka udhëheqje turke, por jo vetëm”, shtoi ai.
Kuçi tha se duhet të vlerësojmë ndihmën që kemi marrë nga shteti turk, që së fundi po ndihmon edhe në Ushtrinë e Kosovës.