Në ora 10:00 është paraparë të raportojë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, raporton Ekonomia Online.
Pas kësaj ore, ky Komision është shtyrë me kërkesë të ministrit Latifi për në ora 11:00. Kur ka kaluar më shumë se gjysmë ore, ministri Latifi nuk është paraqitur, duke bërë që deputetët e opozitës ta quajnë papërgjegjësi dhe fytyrë të vërtetë të kësaj Qeverie.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, ministri Latifi nuk ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, megjithëse ishte njoftuar paraprakisht. Raportimi është shtyrë për datë 29 mars.