Ministri Latifi ka tokë, banesa e shtëpi në vlerë afro 3 milionë euro

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Latifi ka deklaruar një pasuri të paluajtshme me vlerë prej 2 milionë e 710 mijë eurove.

Ai ka deklaruar një shtëpi të blerë me kredi e cila e kap vlerën prej 1 milion e 500 mijë eurove.

Ministri Latifi gjithashtu ka deklaruar se ka edhe një banesë me vlerë prej 130 mijë eurove dhe një tokë e cila vlen 30 mijë euro.

Të ngjashme