Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, së bashku me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini kanë përuruar urën në Smolicë të Gjakovës, shkruan EkonomiaOnline
Ministri Lekaj ka thënë se është mirë kur qytetarëve u ofrohet infrastrukturë, ndërsa ka shtuar se së shpejti do të fillojë edhe një shtresë e asfaltit në Rekën e Keqe, Ponoshec e Junikë.
“Ne sapo erdhëm nga Klina ne poashtu edhe atje patëm projekte qe kanë ndikim të zhvillimin e komunave infrastrukturës dhe në lidhjen e korridoreve nuk ka diçka më të mirë kur ne ju ofrojmë qytetarëve infrastrukturë moderne e sidomos sot jemi këtu në këtë urë që e lidh Shqipërinë e lidh Junikun me Gjakovën dhe vendet tjera. Pos kësaj ju kam borgj Rekës së Keqe dhe Ponoshec e Junik që do të bëhet edhe një shtresim i rrugëve”, tha ai.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini e ka quajtur këtë ditë të madhe duke theksuar se kjo urë do të qëndrojë me dekada.
“Sot është një ditë r madhe prapë një ditë e gëzueshme një urë e cila para pak kohe ka qenë e dëmtuar rënde për një afat shumë të shpejtë është riparuar në fakt është ndërtuar e gjithë ura e re, urë e cila padyshim që ka me qëndrua për shumë e shumë dakada.
Sot ne i nisim edhe tri projekte të tjera në bashkëpunim me minsitrin, fondet gjitha këto projekte po e ndërrojnë komplet pamjen e komunës së Gjakovës”, ka përfunduar Gjini.
Kjo urë është 56 metra dhe ka kushtuar 501 mijë euro.