Ministri Maqedonci flet për mosekspozimin e mjeteve ushtarake siç ishte paralajmëruar

Prishtinë | 12 Qer 2024 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar arsyen se pse sot gjatë parakalimit të Forcë së Sigurisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës nuk pati ekspozim edhe të mjeteve të rënda të ushtrisë së vendit, raportim ky që qarkullonte ditë më parë në media.

Në një përgjigje për klankosova.tv, ka deklaruar se ekspozimi i mjeteve të rënda në parakalime të tilla bëhet më shumë në shtetet e Lindjes, e jo të Perëndimit.

“Në formatin perëndimor nuk praktikohet parakalimi me mjete të rënda, më shumë bëhet në Rusi, Kore të Veriut dhe vendet e Lindjes’’.

“Parakalimi me personel dhe armë individuale dhe ekipore është format yni i parakalimeve”, ka thënë Maqedonci.

Megjithatë ai nuk e mohoi se ditëve në vijim potencialisht mund të ketë ekspozim të tillë të mjeteve të papara më herët.

”Prezantimin e tyre me doktrinën tonë e bëjmë statik gjatë ditëve të hapura, si dhe gjatë ushtrimeve të ndryshme”.

Të ngjashme