Ministri Mehaj: Jemi gati ta ndihmojmë Ukrainën

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Kosova është e gatshme që ta ndihmojë Ukrainën, e cila po përballet në luftë me Rusinë.

Është ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, që këtë gatishmëri e ka shprehur në Bruksel gjatë takimin të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, kryesuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Kemi shprehur angazhimin e fortë dhe mbështetjen për ta ndihmuar Ukrainën me çfarëdo kapaciteti që shihet i përshtatshëm nga aleatët tanë”, ka thënë Mehaj.

“Në çdo çast, ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët dhe parterët tanë”, është shprehur tutje ai.

Kosova ka marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Ftesën për Kosovën, krahas ministrave të shteteve të NATO-s dhe shteteve të tjera partnere, Mehaj e ka cilësuar si “tregues të fuqishëm të besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj me Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme