Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Kroaci ku të paktën 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan si pasojë e aksidentit të një autobusi kosovar.
Mehaj në një postim në Facebook tha se menjëherë pas marrjes së lajmit të kobshëm, ka kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, nga i cili është njoftuar me situatën dhe pasojat tragjike.
“Nga ai u sigurova se janë marrë të gjitha masat e duhura për të menaxhuar këtë fatkeqësi tragjike dhe do të kenë kujdesin maksimal spitalor për të lënduarit dhe atë akomodues për të tjerët”, tha ai.
“Me zemër të thyer u shpreh ngushllimet e thella familjarëve që humbën më të dashurit tanë,e të lënduarëve shërim sa më të shpejtë. Ne jemi dhe do të jetë pranë jush në çdo moment dhe çdo rrethanë”, shtoi Mehaj.