Ministri Mehaj nesër pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër pret me nderime ushtarake, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar.

Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti.

Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat e fundit të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Të ngjashme