Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, shtimi i buxhetit për ushtrinë dhe marrëveshjet me vendet partnere, janë disa nga të arritur e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në një konferencë për medie, i cili prezantoi arritjet njëvjeçare, tha se në kuadër të këtyre punëve, kanë arritur të marrin edhe donacione.
“Disa nga arritjet gjatë këtij viti brenda ministrisë së mbrojtjes janë: ndryshimi e plotësimin e ligjeve për forcën e sigurisë së Kosovës jashtë vendit, ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. Janë hartuar dy projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për inteligjencë. Kemi realizuar dy konkurse të rekrutimit. Mbi 1000 pjesëtarë të rinj i kemi rekrutuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
“Tashmë jemi në përzgjedhje të kadetëve. Kemi marrë buxhet shtesë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake për 121 milion euro shtesë. Buxheti i planfikuar ëhstë realizuar me 96%. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Vetëm gjatë vitit 2021 kemi pranuar 50 milionë euro donacione. Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar kemi 15 marrëveshje me vendet partnere. Marrëveshjet e reja janë nënshkruar me Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar. Fokusi jonë është anëtarësimi në A5. Forca e sigurisë do të marrë pjesë në “Defender Europe”, me mbi 1000 vetë janë pjesëmarrës. Sa i përket mbështetjes së NATO-s për avokim të afganëve ne jemi përgjigjur pozitivisht se do t’i mbështesim”, tha Mehaj.